Politika 31 March 2026, 19:45 Nga VNA

"Përballë Edi Ramës" Ish-ministri Arben Malaj nismë për të kandiduar për kryebashkiak të Vlorës

Ndaje në Whatsapp
"Përballë Edi Ramës" Ish-ministri Arben Malaj

Ish-ministri i Financave në qeverinë e Fatos Nanos, Arben Malaj, ka bërë publike nismën e tij për të kandiduar si i pavarur për kryetar bashkie në Vlorë. Përmes një postimi në Facebook, Malaj deklaron se ka marrë kërkesa nga qytetarë dhe mbështetës që ta shqyrtojë këtë garë, ndërsa thekson se në asnjë rrethanë nuk do të jetë kandidat i Edi Ramës apo i ndonjë force tjetër politike.

Malaj thekson se kandidimi i tij, nëse vendos të garojë, do të mbështetet mbi parimin e pavarësisë së plotë dhe mbi integritetin personal, duke nënvizuar se Vlora meriton një model të ri qeverisjeje që nuk varet nga “humori i Ramës”. Ai shton se posti i kryebashkiakut nuk duhet të jetë burim përfitimesh, por një përgjegjësi morale për t’i shërbyer qytetit me “duar të pastra”.

Postimi

Postimi i plotë

Miredita- Të nderuar bashkëqytetarë dhe kolegë të medias,
Nisur nga zhvillimet e fundit politike dhe deklarimet e kolegut Braçe për një kandidim të mundshëm si i pavarur në Tiranë,
kam marrë kërkesa dhe propozime të shumta nga miq dhe dashamirës në Vlorë që edhe unë të konsideroj kandidimin për Kryetar Bashkie në qytetin tonë.
Në respekt të interesit tuaj, dëshiroj të bëj këtë sqarim:
1. Parimi i Pavarësisë së Plotë
Nëse do të vendos të kandidoj, në asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe përballë asnjë joshjeje apo pazari politik, nuk do të jemkurre kandidat i Edi Ramës apo i ndonjë force tjetër politike.
Angazhimi im do të jetë vetëm si kandidat i pavarur. duke i qëndruar besnik parimeve të mia dhe nevojës për një model të ri qeverisjeje që nuk humori i Rames.
Integriteti si Busull - Vlora për mua nuk është thjesht një njësi administrative, por një dashuri e pakufishme.
Ajo meriton një shërbim me profesionalizëm të thellë dhe një integritet të patregtueshëm.
Karrigia e kryetarit nuk duhet të jetë mjet për përfitime abuzive, por një përgjegjësi e lartë morale për t’i shërbyer qytetit me duar të pastra.
Përgjigje për Gazetarët
I vlerësoj kërkesat tuaja të shumta për intervista, por ju lutem për mirëkuptim. Në këtë fazë, nuk do të nxitoj drejt studiove televizive. Ky është një proces reflektimi i thellë dhe vendimmarrja ime do të jetë produkt i një përgjegjshmërie të lartë ndaj qytetarëve të Vlorës. Kur të kem një vendim final, do ta komunikoj atë me transparencë të plotë.
.
Kurrë mos thuaj kurrë" - Akoma nuk kam një vendim përfundimtar, por po respektoj rregullin e artë në politikë: *Kurrë mos thuaj kurrë*. Nevoja për t'i shërbyer vendlindjes me dinjitet është më e fortë se çdo llogari politike.
"Kjo foto mbetet një kujtim i bukur i kohës kur përpiqesha të sillja në Vlorë personalitete ndërkombëtare, jo për qoka biznesi, por për të promovuar sa me shume Vloren tonë te mrekullueshme.
Në këtë foto jam me Steve Forbes. Ai ka qenë kandidat brenda Partisë Republikane për President të SHBA-ve (një garë që e humbi), por njihet botërisht si botuesi i revistës prestigjioze 'FORBES'.
Ardhja e tij në Vlorë ishte një mundësi e artë për të vënë qytetin tonë në hartën e vëmendjes së njerëzve me ndikim në botë.
"Nëse do të vendos të kandidoj, përkushtimi im do të jetë: ta bëj Vlorën gjithnjë e më të jetueshme për banorët e saj dhe gjithnjë e më sfiduese.
Mirenjohje!

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme