Kronika 31 March 2026, 18:05 Nga VNA

Ekskluzive / “Smart City” hyn në shkolla: VNA publikon listën e plotë të 20 institucioneve ku do vendosen kamerat me inteligjencë artificiale

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive / “Smart City” hyn në shkolla: VNA publikon

VNA ka siguruar një dokument të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës që zbardh listën e 20 shkollave publike ku do të implementohet projekti “Smart City”, një sistem survejimi me kamera dhe inteligjencë artificiale.


Dokumenti përmban emrat e shkollave, vendndodhjen, numrin e kamerave, koordinatat dhe numrin e nxënësve në secilin institucion.


Sipas dokumentit, shkollat ku pritet të vendosen kamerat janë:
1. 9-vjeçare “Fan Noli” – Rr. Qemal Stafa – 11 kamera – 1125 nxënës
2. E mesme Teknike-Ekonomike – Rr. Myrtezim Këllici – 19 kamera – 600 nxënës
3. 9-vjeçare “Marie Logoreci” – Rr. Ali Shefqeti – 12 kamera – 478 nxënës
4. E mesme “Aleks Buda” – Rr. Gjergj Legisi, Laprakë – 20 kamera – 700 nxënës
5. 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit” – Rr. Tre Dëshmorët – 20 kamera – 1460 nxënës
6. E mesme profesionale Kamëz – Rr. Montreal – 17 kamera – 1540 nxënës
7. 9-vjeçare “Ramazan Jarani” – Rr. Selaudin Bekteshi – 17 kamera – 478 nxënës
8. E mesme profesionale “Karl Gega” – Rr. Bedri Karapici – 30 kamera – 857 nxënës
9. E mesme “Ibrahim Rugova” – Bulevardi “Nën Tereza”, Kamëz – 23 kamera – 1116 nxënës
10. E mesme “Isa Boletini” – Unaza e Madhe, Paskuqan – 22 kamera – 410 nxënës
11. E mesme “Qemal Stafa” – Rr. e Durrësit – 31 kamera – 1300 nxënës
12. 9-vjeçare “Ahmet Gashi” – Rr. Dritan Hoxha – 14 kamera – 893 nxënës
13. 9-vjeçare “Gjon Buzuku” – Rr. Kahreman Ylli – 17 kamera – 870 nxënës
14. E mesme “Partizani” – Rr. e Dibrës – 12 kamera – 582 nxënës
15. 9-vjeçare “Bajram Curri” – Rr. Niko Avrami – 22 kamera – 482 nxënës
16. 9-vjeçare “Avni Rustemi” – Rr. e Bogdanëve – 24 kamera – 752 nxënës
17. 9-vjeçare “Jeronim De Rada” – Rr. e Durrësit 18 – 13 kamera – 710 nxënës
18. 9-vjeçare “Vaçe Zela” – Rr. Eshref Frashëri – 15 kamera – 502 nxënës
19. E mesme “Petro Nini Luarasi” – Rr. Sami Frashëri – 19 kamera – 1022 nxënës
20. 9-vjeçare “Hoxha Tahsin” – Rr. Hoxha Tahsim 95 – 17 kamera – 635 nxënës


Implementimi i projektit po bëhet nga kompania “Presight AI”, pjesë e grupit G42, me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe.


Sipas një investigimi të BIRN, kjo kompani ka ngritur shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara për shkak të lidhjeve të saj me kompani kineze.


Projekti është kontestuar edhe nga ekspertë të të drejtave digjitale për rreziqet që mund të sjellë në privatësinë e qytetarëve, për shkak të përdorimit të inteligjencës artificiale dhe analizimit të të dhënave.


Nga ana tjetër, sipas deklarimeve të mëparshme të institucioneve shtetërore, projekti “Smart City” synon rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e krimit përmes teknologjisë së avancuar.


Fillimisht projekti ishte parashikuar të kushtonte 60 milionë dollarë, por më pas kostoja e tij u dyfishua, duke e kthyer në një nga investimet më të mëdha në sistemet e survejimit urban në Shqipëri.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme