
Franca ka refuzuar që Izraeli të përdorë hapësirën e saj ajrore për transportimin e armëve amerikane që do të përdoreshin në luftën kundër Iranit. Lajmi është raportuar nga Reuters, duke cituar një diplomat perëndimor dhe dy burime të njohura me çështjen.
Sipas këtyre burimeve, vendimi është marrë gjatë fundjavës dhe përbën herën e parë që Parisi ndërmerr një hap të tillë që nga fillimi i konfliktit me Iranin.
Burimet e cituara nga Reuters thanë se autoritetet franceze nuk kanë autorizuar kalimin në hapësirën e tyre ajrore të fluturimeve që transportonin armë amerikane të destinuara për Izraelin në kuadër të operacioneve ushtarake kundër Iranit.
Deri tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Parisi. Sipas Reuters, as presidenca franceze dhe as Ministria e Jashtme e Francës nuk kanë qenë menjëherë të disponueshme për koment lidhur me këtë vendim.






















