
Ndërsa Gjykata Supreme e SHBA pritet të shqyrtojë urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Donald Trump për kufizimin e shtetësisë me lindje, një sondazh i fundit i Fox News tregon se shumica e votuesve amerikanë mbështesin këtë të drejtë.
Sipas sondazhit, 69% e votuesve mendojnë se fëmijët e lindur në Shtetet e Bashkuara nga emigrantë të paligjshëm duhet të marrin automatikisht shtetësinë amerikane. Kjo përfaqëson një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin 2006, kur vetëm 45% e të anketuarve shpreheshin në favor të kësaj politike.
Debati për shtetësinë me lindje është rikthyer në qendër të politikës amerikane pasi administrata e Trump ka kërkuar ta kufizojë këtë të drejtë, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata Supreme.























