Sport 1 Prill 2026, 18:54 Nga VNA

Renditja e FIFA-s për marsin, kryeson Franca, ndjek Spanja dhe Argjentina, Shqipëria e 64

Ndaje në Whatsapp

as përfundimit të ndeshjeve të muajit mars, FIFA ka publikuar dhe rënditjen e saj, e cila vjen pak muaj para nisjes së kampionatit botëror.

Pas ndeshjeve të marsit është përcaktuar edhe 10-shja e vendeve të para në listë, ku tashmë drejt Botërorit do të shkohet me një lider të ri, e cila është Franca.

Renditja e FIFA-s për marsin, kryeson Franca, ndjek Spanja dhe Argjentina,

Franca mundi 2-1 Brazilin dhe 3-1 Kolumbinë në miqësore dhe ia doli që të merrte vendin e parë që mbahej më parë nga Spanja, për shkak se kjo e fundit u ndal në barazim pa gola nga Egjipti.

Ndërkohë, pikët e fituara këtë muaj nga Argjentina me miqësoret ndaj Mauritanisë dhe Zambias, nuk e ndihmuan që të ngjiste shkallët në renditje, pasi ajo ka zbritur në vendin e tretë.

Sa i përket 10-shes së parë, vendet e tjera që kanë pësuar lëvizje janë Portugalia me Brazilin, që kanë shkëmbyer pozicionet me europianët që janë ngjitur në vendin e 5-të dhe latino-amerikanët që kanë zbritur në vendin e gjashtë.

Ndërkohë Shqipërisë humbja me Poloninë i ka kushtuar humbjen e një vendi duke zbritur në të 64-tin.

Renditja e FIFA-s për marsin, kryeson Franca, ndjek Spanja dhe Argjentina,

 

 

RENDITJA TOP 10

1 Francë
2 Spanjë
3 Argjentinë
4 Angli
5 Portugali
6 Brazil
7 Holandë
8 Marok
9 Belgjikë
10 Gjermani

 

Video

Qytetarët në qytetin Haifa, në veri të Izraelit, u panë duke vrapuar drejt një stacioni metroje nëntokësor për t’u strehuar, pasi sirenat paralajmëruese sinjalizuan raketa të ardhura nga Irani. Sipas ushtrisë izraelite, më 31 mars Irani lëshoi disa valë raketash drejt territorit të Izraelit, duke aktivizuar sistemin e alarmit në disa zona të vendit. Pamjet tregojnë banorë që nxitojnë të futen në hapësira nëntokësore për t’u mbrojtur nga sulmet, një skenë që është bërë gjithnjë e më e zakonshme në Izrael që nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin dhe aleatët e tij në rajon.

Nuk punon asnjë sistem elektronik për biznesin, ama siguria kibernetike funksionon shkëlqyer.

Tifozi i Kosovës shpërthen në lot pas humbjes me Turqinë

Dashuria e parë nuk harrohet

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme