Pasi u shua përfundimisht ëndërra për të qenë në botërorin e 2026, pas humbjes me Poloninë, Shqipëria do të luajë sonte një ndeshje miqësore me Ukraninën.
Teksa sytë e të gjithë shqiptarëve do të jenë tek Kosovë-Turqi, ndeshja me Ukrainën mund të jetë e fundit për trajnerin e kombëtares shqiptare Sylvinho. pasi braziliani ka kontratë me FSHF-në deri në muajin korrik të këtij viti, ndërsa Kombëtarja do rikthehet sërish në fushë në muaj shtator për Ligën e Kombeve.
Duke qenë se është ndeshja e fundit por dhe miqësore trajneri Brazilian ka vendosur që t’a ndryshojë formacionin duke bërë disa ndryshime. Në fushë nga minuta e parë pritet të zbresin Cake, Pilos, Mehmeti dhe Broja i cili është balotazh me Uzunin.
Shqipëria do të luajë miqësoren e saj me Ukrainën po në 20.45 në stadiumin e Levantes në Valecia.






















