Sport 30 Mars 2026, 19:33 Nga VNA

Kosovë-Turqi, Hakan Çalhanoglu: Jemi vëllezër musliman, kam disa shokë shqiptarë

Ndaje në Whatsapp
Kosovë-Turqi, Hakan Çalhanoglu: Jemi vëllezër musliman,

Kombëtarja e Turqisë po mban konferencën e saj për shtyp një ditë para ndeshjes së rëndësishme me përfaqësuesen e Kosovës. Në conferencë kanë dalë trajneri Vincenzo Montella dhe ylli i Interit, Hakan Çalhanoglu.

Mesfushori Interit nuk i ndali fjalët e mira për kosovarët duke i quajtur vëllezër.

Ai foli dhe për lojtarët tanë si Vedat Muriqi dhe Mërgim Vojvoda.

‘Unë e njoh Vedatin e Vojvodën, dhe kam shumë shokë shqiptarë, i di disa fjalë edhe shqip por nuk mund t’i them këtu në konferencë’, ishin fjalët e Çalhanoglut.

Ndërsa Vincenzo Montella vlerësoi Kosovën dhe e cilësoi ndeshjen si shumë të vështirë.

‘Do të jetë presion. Ka lojtarë që nuk ishin të lindur kur Turqia luajti për herë të fundit në Botëror. Besoj se do ta përballojmë me sukses presionin. ‘Kosova me plot meritë ka ardhur deri këtu. Ka pasur në kontinuitet rezultate pozitive. Besoj se do të jetë finale e madhe’, u shpreh Montella.

 

 

 

 

 

 

 

Video

Qielli bëhet i kuq i ndezur në Australinë Perëndimore përpara ciklonit tropikal Narelle.

Edhe më ha edhe më djeg…

Banorët e Rrjollit dhe të Durrësit protestë para Parlamentit teksa pritet të nisë seanca parlamentare.

Berisha fillon procesin e hapjes së Partisë Demokratike.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme