Politika 1 April 2026, 16:56 Nga VNA

Rama “i bie nga Kina” për të gjetur justifikimet e radhës për naftën e shtrenjtë

Ndaje në Whatsapp

Rama “i bie nga Kina” për të gjetur justifikimet e

Në mungesë të masave konkrete për të çuar çmimin e naftës të paktën në nivelin e vendeve të rajonit, kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh nëpër Tiranë, ku mbledh strukturat e PS për të shpalosur justifikimet e radhës për çmimet e karburanteve.

Në takimin që zhvilloi sot në Njësinë 4, kryeministri foli për Ngushticën e Hormuzit, kontrabandën, nafta tranzit, markuesit kimikë, ngjyruesit e rinj dhe kompanitë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por nuk tregoi pse qeveria e tij nuk ndërhyn te taksat e larta që janë vendosur mbi çdo litër karburanti dhe që e bëjnë çmimin e shtrenjtë.

“Ne sot kemi problem naftën, që është goditur në çmim nga kriza, por që është problem edhe përtej krizës. Ajo krizë e shkaktuar në Ngushticën e Hormuzit e ka rritur çmimin gjithandej, etj., por kjo na gjen në kohën kur ne kishim filluar që do të hyjmë në tregun e naftës me një faktor publik, një kompani publike. Dhe pse? Në atë kohë nuk kishte luftë. Kemi pasur një naftë që markohej, i vendosej një komponent kimik për të identifikuar atë që hyn ligjërisht, jo kontrabandë. Ne u përpoqëm ta rregullonim sa mundeshim. Ishte bojë që hollohej kollaj apo sajohej kollaj.

Më tej, vijoi shpjegimin e gjatë se me kompaninë e re që do të hyjë në treg, do të garantohet që qytetarët të mos paguajnë më shumë sesa u takon.

“Dhe për të siguruar që rezerva të jetë. Tani, me kompaninë publike që kemi krijuar, bashkë me të njëjtën kompani që ka shteti në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të nxjerrim për 1-2 muaj një tjetër ngjyrues që është i pamanipulueshëm dhe do të ndihmojë për të formalizuar tregun e naftës, sepse nga analizat që bëjmë ka një sasi nafte jashtë radarëve të shtetit. Do të hyjmë që të garantojmë që qytetarët, konsumatorët tanë të karburanteve, nuk detyrohen të paguajnë më shumë sesa u takon”, tha Rama.

Pra, i përmbledhur me pak fjalë, kryeministri “i bie nga Kina” me shpjegimin e tij për të fshehur një akt që qeveria e tij nuk e merr: uljen e taksave mbi litrat e naftës, në mënyrë që edhe çmimi të bjerë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme