Politika 1 April 2026, 18:00 Nga VNA

Bordi i Transparencës, një iluzion për konsumatorët dhe arsye për qeveritarët

Ndaje në Whatsapp

Bordi i Transparencës, një iluzion për konsumatorët dhe

Shqiptarët që prisnin ndërhyrje reale nga qeveria për të ulur çmimin e naftës, duhet ta kenë kuptuar tashmë se pritshmëritë ishin të tepërta. Ndërsa tregjet globale përjetojnë luhatje nga tensionet ndërkombëtare, çmimi minimal që pritet për litër naftë mbetet mbi 218 lekë, duke vendosur qytetarët e këtij vendi me paga më të ulëta në Europë në një pozicion të vështirë krahasuar me vendet më të pasura.

Bordi i Transparencës, i cili teorikisht duhej të mbronte konsumatorin nga abuzimet, duket të jetë vetëm një dekor formal. Ministri i Energjisë, Enea Karakaçi, e ripërdori të njëjtin argument që është përdorur prej kohësh që “taksa e qarkullimit është pjesë e çmimit për çdo litër karburant, duke justifikuar tarifimin sipas konsumit”.

Dhe si zakonisht, ministri përmendi rolin e Bordit të Transparencës, të cili i atribuoi “suksesin” se u kishte kursyer qytetarëve 1 lek, duke e lënë çmimin në 218 lekë për litër.

“Sot çmimi është 218 lekë dhe mund të kishte hapësirë edhe për një rritje më të lartë me 1 lek dhe nuk është mbledhur bordi”, tha Karakaçi.

Siç është raportuar më herët, vendimmarrjet e Bordit nuk kanë më autoritet real. Pak ditë më parë, vendosi një ulje të menjëhershme çmimi prej 14-15 lekësh, por që u anulua brenda 24 orësh pas presionit të importuesve të mëdhenj të karburanteve. Ata kërcënuan me pezullimin e furnizimit dhe vonesat në doganë për të shmangur shitjen nën kosto, duke detyruar qeverinë të tërhiqet.

Ky episod tregon qartë se Bordi i Transparencës është një mekanizëm formal që nuk mund të mbrojë qytetarin. Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë çmime karburanti më të larta se vendet fqinje me rreth 1.16 euro taksa për litër në krahasim me 0.55–0.67 euro në Mal të Zi, Kosovë dhe Maqedoni.

Si pasojë, shumë qytetarë zgjedhin të furnizohen jashtë vendit, duke nxjerrë nga ekonomia shqiptare deri në 1 milion euro në ditë sipas përllogaritjeve të ekspertëve.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme