Politika 1 April 2026, 14:22 Nga VNA

Berisha denoncon oligopolet me praktikën: fol për problemin, pa përmendur emra

Ndaje në Whatsapp

Berisha denoncon oligopolet me praktikën: fol për problemin, pa

Kreu i PD, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj mënyrës se si funksionojnë tregjet në vend, duke deklaruar se oligopolet po dëmtojnë konkurrencën dhe qytetarët, përmes marrëveshjeve të fshehta dhe abuzimit me çmimet, por pa përmendur emra konkretë.

“Oligopoli është një formë e ndërmjetme mes konkurrencës dhe monopolit, por në Shqipëri ai po kthehet në një veprimtari antiqytetare”, tha Berisha nga mbledhja e grupit parlamentar të PD-së.

Kryedemokrati përmendi si shembuj tregun e hidrokarbureve, mishit dhe sheqerit, dhe akuzoi drejtpërdrejt qeverinë për favorizim të oligopoleve, ndërsa qytetarët përballen me çmime të larta dhe mungesë mbrojtjeje.

Megjithatë, në të gjithë denoncimin e tij, Berisha nuk përmendi asnjë emër të kompanive që, sipas tij, favorizohen nga qeveria. Kjo nuk është hera e parë që kreu i PD përdor këtë mënyrë denoncimi, e cila flet për problemin, por pa emra konkretë përgjegjësish. Madje për këtë akuzonte më parë “ish-vartësin” e tij Lulzim Basha, kur bënte denoncimet.

Kjo praktikë zakonisht ndodh kur je i detyruar të shfaqesh si opozitar për të denoncuar padrejtësitë e shtetit, por ke hallin se në atë çështje janë edhe miq biznesmenë që nuk u duhet prishur imazhi. A është vallë e njëjta situatë me Berishën, apo kryedemokrati po denoncon pa u informuar mirë?

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme