Politika 1 April 2026, 10:56 Nga VNA

Denar Biba drejt mandatit të dytë në krye të Konkurrencës

Ndaje në Whatsapp

Denar Biba drejt mandatit të dytë në krye të

Denar Biba duket se është vetëm një hap larg rizgjedhjes në krye të Autoritetit të Konkurrencës. Megjithëse gara zyrtarisht përfshin dy emra të dërguar për votim në Kuvend dhe nesër do të bëhet votimi në seancë plenare, burime për VNA bëjnë me dije se grupi parlamentar i mazhorancës ka projektuar Bibën si të përzgjedhurin për të udhëhequr institucionin edhe për një mandat tjetër.

Pas seancave dëgjimore ku u shqyrtuan katër platforma, mazhoranca ka vendosur të procedojë me emrat e Denar Bibës dhe pedagogut Eldian Balla, për të cilët ka dorëzuar 30 firma mbështetëse në Kuvend. Megjithatë, mbështetja politike anon qartë drejt kreut aktual. Eksperienca e gjatë e Bibës në drejtimin e institucioneve kyçe dhe pranë PS (ish-kreu i KQZ) dhe rezultatet e mandatit të parë në AK, vlerësohen si faktorët vendimtarë që i japin atij avantazhin ndaj rivalit Balla.

Gjatë prezantimit të tij, Biba mbrojti punën e bërë deri më tani, duke u fokusuar në intensifikimin e hetimeve në tregje sensitive dhe rritjen e ndërhyrjeve ndaj praktikave abuzive.

Ai kërkoi votëbesimin e deputetëve për të çuar deri në fund reformat e nisura, duke premtuar një mbikëqyrje edhe më strikte të tregjeve shqiptare.

Në listën e dërguar seancës plenare, krahas Bibës është edhe Dr. Eldian Balla, lektor në Universitetin e Durrësit, i cili u prezantua me një profil më akademik dhe fokus te mbrojtja e konsumatorit. Por, përtej formalitetit të garës dyshe, vullneti politik i mazhorancës duket i palëkundur për të mbajtur në detyrë drejtuesin aktual.

Denar Biba drejt mandatit të dytë në krye të

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme