Politika 1 April 2026, 12:50 Nga VNA

PD ngre alarmin për Gjykatën e Lartë: Opozita akuzon Sokol Sadushin për nismë personale që mund të prekë dosjet e mëdha

Ndaje në Whatsapp

PD ngre alarmin për Gjykatën e Lartë: Opozita akuzon Sokol

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një letër zyrtare ambasadave në Tiranë, ku shpreh shqetësimin për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë, veçanërisht për mbledhjen e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë më 9 prill për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Në letrën e firmosur nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, theksohet se kjo nismë është ndërmarrë nga kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, dhe sipas opozitës nuk ka një justifikim të qartë ligjor.

Sipas Bardhit, ndërhyrja në interpretimin e masës së paraburgimit në këtë moment mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta në disa çështje të rëndësishme që po trajtohen nga drejtësia.

“Aktualisht, i vetmi zyrtar i lartë në detyrë që ndodhet në burg është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, ky vendim mund të ndikojë edhe disa figura të profilit të lartë të krimit të organizuar që aktualisht ndodhen në paraburgim”, thuhet në letër.

Në dokument, opozita përmend edhe deklaratat publike të përfaqësuesve të lartë të ekzekutivit, duke ngritur shqetësimin se ato mund të krijojnë presion apo ndikim mbi institucionet e drejtësisë.

Partia Demokratike u kërkon ambasadave në Tiranë të monitorojnë nga afër procesin në Gjykatën e Lartë, të inkurajojnë transparencën dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare të shtetit të së drejtës, si dhe të mbështesin institucionet shqiptare në garantimin e një drejtësie të pavarur dhe të paanshme.

Sipas PD-së, besimi i publikut në sistemin e drejtësisë mbetet thelbësor për stabilitetin demokratik dhe për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, ndërsa çdo vendim me ndikim të gjerë duhet të mbështetet në parime të qarta ligjore dhe të mbrohet nga çdo perceptim për ndikim politik.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme