Politika 1 April 2026, 14:24 Nga VNA

Berisha dhe denoncimet me filtër: Pse në fjalimet e tij për aferën e AKSHI-t mungon emri i Ermal Beqirit?

Ndaje në Whatsapp

Berisha dhe denoncimet me filtër: Pse në fjalimet e tij për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, ka qenë vetëm zbatuese e urdhrave të bashkëshortes së kryeministrit, Linda Rama. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha tha se në fakt Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është drejtuar de facto nga “Linda e Surrelit”, Ergys Agasi dhe baxhanaku i Edi Ramës, Frangu.

Sipas tij, mbrojtja që kryeministri i bën Karçanajt lidhet me interesa familjare dhe është pjesë e një përpjekjeje për të mbyllur skandalin.

“Mirlinda e AKSHI-t ka qenë thjesht një zbatuese, për arsye se AKSHI-n de facto e ka drejtuar Linda e Surrelit, Ergys Agasi dhe baxhanaku i Edi Ramës, Frangu. Pra rezulton se edhe kjo mbrojtje që i bën Edi Rama Mirlindës së AKSHI-t është për interesa strikt familjare. Dhe kemi të bëjmë me një përpjekje tjetër për të groposur një çështje që, në përmasa tërësore financiare, ligjore dhe mafioze, tejkalon çdo aferë tjetër të këtij vendi. Megjithatë, deri tani dosja është turshi. Ergys Agasi është i lirë. Qytetari dixhital thotë se shkon edhe në Surrel”, deklaroi Berisha.

Lideri i opozitës u ndal veçanërisht te figura e Ergys Agasit, i cili është shpallur në kërkim, duke pretenduar se ai vazhdon të jetë i lirë.

Por ajo që bie në sy është se gjatë gjithë muajve që skandali i AKSHI-t është në qendër të debatit publik, Berisha nuk ka përmendur pothuajse asnjëherë emrin e Ermal Beqirit. Edhe pse, sipas dosjes së hetimit, mbi të rëndojnë akuza të ngjashme me ato ndaj Ergys Agasit.

Kjo heshtje ka ngritur pikëpyetje: është thjesht një rastësi apo një përzgjedhje e kujdesshme në mënyrën se si artikulohen denoncimet politike?

Kur bëhet fjalë për Sali Berishën dhe stilin e tij të akuzave publike, rastësitë zakonisht janë të rralla.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme