Sistemi i pensioneve në Gjermani duhet të ndryshohet thellësisht dhe urgjentisht.
Këtë thirrje e ka bërë drejtori i Deutsche Börse (kompani gjermane e tregjeve financiare) Stephan Leithner, që tha se shteti po shpenzon gjithnjë e më shumë para për ta mbajtur atë sistem në funksion.
Ai shtoi se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë gjatë.
‘Nuk mund të rrimë më duarkryq ndërsa gjithnjë e më shumë para nga buxheti federal nevojiten për të mbuluar boshllëqet në sistemin e pensioneve’, tha Leithner.






















