Bota 1 Prill 2026, 20:53 Nga VNA

Përpjekje me kosto dhe risk, pse i janë dashur më shumë se 50 vite NASA-s për t’u rikthyer në Hënë

Ndaje në Whatsapp
Përpjekje me kosto dhe risk, pse i janë dashur më shumë se

Pas uljeve historike të programit Apollo në Hënë në vitin 1972, NASA e anuloi misionin për shkak të rritjes së kostove dhe ndryshimit të prioritetet.

Kjo e çoi agjencinë në një drejtim tjetër, orbitën e ulët të Tokës, duke u përqendruar në projekte si Skylab, Space Shuttle dhe Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS).

Pas përfundimit të programit Apollo, kostot e larta dhe mangësitë në financim çuan NASA-n të ndryshonte drejtimin, duke hedhur poshtë mundësinë e misioneve të tjera në Hënë.

Në vend të kësaj, fokusi u vendos në projekte më afër Tokës, që ishin më të përballueshme, por pa harruar gjithashtu qëllimet ambicioze për eksplorimin e hapësirës.

Në vitin 2005, NASA e riktheu Hënën në fokus me programin “Constellation”, i cili synonte një rikthim në Hënë me anijen kozmike Orion dhe raketat e reja. Megjithatë, vonesat dhe tejkalimet e kostove e çuan në anulimin e tij në vitin 2010.

Teknologjia e zhvilluar për “Constellation” u integrua në programin Artemis, i cili zyrtarisht nisi në vitin 2017.

Ky program është menduar për t’i kthyer njerëzit në Hënë, me një ulje të planifikuar fillimisht për vitin 2024. Megjithatë, për shkak të vonesave të mëdha, NASA tani e ka shtyrë misionin për në vitin 2028.

Video

Qytetarët në qytetin Haifa, në veri të Izraelit, u panë duke vrapuar drejt një stacioni metroje nëntokësor për t’u strehuar, pasi sirenat paralajmëruese sinjalizuan raketa të ardhura nga Irani. Sipas ushtrisë izraelite, më 31 mars Irani lëshoi disa valë raketash drejt territorit të Izraelit, duke aktivizuar sistemin e alarmit në disa zona të vendit. Pamjet tregojnë banorë që nxitojnë të futen në hapësira nëntokësore për t’u mbrojtur nga sulmet, një skenë që është bërë gjithnjë e më e zakonshme në Izrael që nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin dhe aleatët e tij në rajon.

Nuk punon asnjë sistem elektronik për biznesin, ama siguria kibernetike funksionon shkëlqyer.

Tifozi i Kosovës shpërthen në lot pas humbjes me Turqinë

Dashuria e parë nuk harrohet

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme