Bota 1 Prill 2026, 15:59 Nga VNA

Mbytet një varkë në ujërat italiane, 19 emigrantë humbin jetën

Ndaje në Whatsapp

Mbytet një varkë në ujërat italiane, 19 emigrantë

Një tjetër tragjedi në det është shënuar në brigjet italiane, pak orë pas asaj në Turqi.

Mediat vendase raportojnë se një varkë me emigrantë është mbytur pranë Lampedusës, dhe për pasojë 19 persona kanë humbur jetën ndërsa disa të tjerë janë në gjendje kritike.

Në gjendje kritike janë 5 emigrantë, përfshirë një fëmijë. Të mbijetuarit u transferuan me urgjencë në klinikën ambulatore të ishullit italian. Gjendja e tyre është kritike dhe mjekët po përpiqen t’i stabilizojnë, sipas mediave.

Dyshohet se emigrantët kanë vdekur nga hipotermia.

Ditën e sotme, edhe në Bodrum të Turqisë u mbyt një anije me emigrantë, ku u raportua për disa të vdekur dhe disa të tjerë u shpëtuan.

Video

Qytetarët në qytetin Haifa, në veri të Izraelit, u panë duke vrapuar drejt një stacioni metroje nëntokësor për t’u strehuar, pasi sirenat paralajmëruese sinjalizuan raketa të ardhura nga Irani. Sipas ushtrisë izraelite, më 31 mars Irani lëshoi disa valë raketash drejt territorit të Izraelit, duke aktivizuar sistemin e alarmit në disa zona të vendit. Pamjet tregojnë banorë që nxitojnë të futen në hapësira nëntokësore për t’u mbrojtur nga sulmet, një skenë që është bërë gjithnjë e më e zakonshme në Izrael që nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin dhe aleatët e tij në rajon.

Nuk punon asnjë sistem elektronik për biznesin, ama siguria kibernetike funksionon shkëlqyer.

Tifozi i Kosovës shpërthen në lot pas humbjes me Turqinë

Dashuria e parë nuk harrohet

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme