Sociale 7 April 2026, 11:17 Nga VNA

Fermerët protestojnë para Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë subvencione dhe mbrojtje nga importi

Ndaje në Whatsapp

Fermerët protestojnë para Ministrisë së

Shoqata “Blegtorët Prodhues të Qumështit” është mbledhur sot përpara Ministrisë së Bujqësisë për të protestuar kundër Skemës Kombëtare 2026, duke kërkuar më shumë mbështetje për sektorin e blegtorisë. Ministri Andis Salla mbërriti në vendngjarje dhe kërkoi që fermerët të zgjedhin një përfaqësi prej 10 personash për të zhvilluar një takim.

Protestuesit mbajnë pankarta me thirrje si: “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit” dhe “Bojkotoni firmat serbe”. Ata shprehin pakënaqësi për mënyrën se si është strukturuar skema, duke theksuar se kostot janë të larta dhe mbështetja e premtuar nuk është ajo që ishte diskutuar më parë.

“Skema nuk na mbështet. Të na subvencionohet nafta, të rritet mbështetja për blegtorinë dhe të bllokohet importi që na konkurron,” shprehen fermerët.

Një nga kërkesat kryesore është subvencionimi i sektorit, që sipas tyre është 7-8 herë më i ulët se në rajon. Ata kërkojnë gjithashtu naftë pa taksa për fermerët, rregullim të TVSH-së, dhe krijimin e një laboratori për sigurinë e produkteve.

Fermerët protestojnë para Ministrisë së

Fermerët përballen aktualisht me rritje të kostove për ushqimin e bagëtive, karburant dhe shpenzime bazë, si dhe me informalitetin dhe pabarazinë në TVSH, që sipas tyre e vështirësojnë konkurrencën me fermerët e rajonit. Ata kërkojnë gjithashtu ngritjen e një bordi për produktet e shportës, për të mbrojtur tregun vendas.

Protesta do të vazhdojë në pritje të një takimi formal me ministrin e Bujqësisë dhe ministren e Financave. Fermerët paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk respektohen, do të përshkallëzojnë reagimin duke “dyndur rrugët e Tiranës me mjetet dhe lopët e tyre”.

Fermerët protestojnë para Ministrisë së

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme