Bota 7 Prill 2026, 11:33 Nga VNA

Thirrje për mobilizim në Iran, presidenti Pezeshkian: 14 mln iranianë janë gati të sakrifikojnë jetën e tyre

Ndaje në Whatsapp
Thirrje për mobilizim në Iran, presidenti Pezeshkian: 14 mln

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka deklaruar se mbi 14 milionë iranianë janë shprehur të gatshëm të sakrifikojnë jetën në mbrojtje të vendit, në rast të një pushtimi tokësor nga SHBA ose Izraeli.

Në një postim në rrjetin social X, ai theksoi se edhe vetë është i gatshëm të japë jetën për Iranin, duke e cilësuar këtë si një akt patriotik.

Sipas mediave shtetërore, autoritetet kanë nisur fushata me mesazhe dhe thirrje publike për rekrutimin e vullnetarëve, ndërsa edhe ushtarakët në pension janë ftuar të shprehin gatishmërinë për t’u rikthyer në shërbim.

Irani ka një popullsi prej rreth 90 milionë banorësh, çka tregon një mobilizim të konsiderueshëm në rast përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit.

 

Video

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Monika Kryemadhi doli nga SPAK duke kërcyer, pasi firmosi para një oficeri të BKH-së për masën e detyrimit për paraqitje. "Si i kanë vënë, që kur të dalin që këtej politikanët të thonë i kemi vënë në hekura”, tha Kryemadhi, teksa dilte nga dera me hekura e instaluar në hyrje të godinës prej xhami. Kryemadhi po gjykohet bashkë me ish-bashkëshortin, ish-presidentin Ilir Meta për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Dallëndyshe Bici del nga SPAK pas dëshmisë. Hesht para mediave.

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme