Politika 7 April 2026, 12:25 Nga VNA

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi akuza Peleshit për shkelje të rregullores

Ndaje në Whatsapp

Debate në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi akuza Peleshit

Në kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e konferences së kryetarëve. Në diskutim është rendi i ditës i Kuvendit por dhe dy kërkesat e opozitës për komisione hetimore. PD ka kërkuar komision hetimor për Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe investimet që ky institucion ka bëre dhe për AKSHI-n.

Mbledhja ka nisur me debate ku Bardhi ka vijuar akuzat ndaj Peleshit për shkelje të rregullores. Sipas kreut të grupit parlamentar demokrat Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë opozitës në lidhje me kërkesat për komisionet hetimore.

“Me vetëdije ju e keni shkelur Kushtetutën. Dhe jo një herë, por dy herë. Me 8 me 0, Gjykata Kushtetuese ka thënë se Kryetari i Kuvendit e ka hedhur në erë Kushtetutën. Pra, Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë për shkarkimin tuaj, por ju e keni rrëzuar atë me votë politike.

Prandaj, ndryshimet e rregullores nuk janë emergjente, sepse Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur ende vendimin. Pra, nuk ka çështje urgjente për ta trajtuar. Po ju them: Gjykata Kushtetuese nuk e ka zbardhur vendimin.

Prandaj, jua kërkoj me mirësjellje të bëheni garant i Kushtetutës. Parlamenti nuk mund të jetë tekë”, është shprehur Bardhi.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme