Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, paralajmëroi se sulmet e vazhdueshme izraelite ndaj Libanit mund të bëjnë të pakuptimta negociatat për armëpushim me Shtetet e Bashkuara.
Në një reagim në rrjetin social X, ai theksoi se përshkallëzimi i situatës do të minojë çdo përpjekje diplomatike, duke shtuar se Irani nuk do të heqë dorë nga mbështetja për aleatët e tij në Liban.
Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, deklaroi se Libani dhe ajo që ai e quajti ‘Boshti i Rezistencës’ janë pjesë integrale e çdo marrëveshjeje armëpushimi.
Ai paralajmëroi se çdo shkelje e armëpushimit do të përballet me reagim të fortë, duke bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të luftimeve.
Situata u tensionua më tej pasi ushtria izraelite intensifikoi sulmet në territorin libanez, pavarësisht një armëpushimi dyjavor të ndërmjetësuar nga Pakistani mes Shteteve tw Bashkuara dhe Iranit.
Ndërsa Islamabad dhe Tehran pretendojnë se marrëveshja përfshin edhe Libanin, Uashingtoni dhe Tel Avivi e kanë kundërshtuar këtë interpretim.






















