Bota 9 Prill 2026, 18:54 Nga VNA

Gjermania i bën thirrje Izraelit të ndalë sulmet ushtarake në Liban

Ndaje në Whatsapp
Gjermania i bën thirrje Izraelit të ndalë sulmet ushtarake

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, i ka bërë thirrje Izraelit të ndalë menjëherë sulmet ushtarake në Liban dhe ka paralajmëruar se përshkallëzimi rrezikon të dëmtojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi të qëndrueshëm mes SHBA-së dhe Iranit.

Duke folur në një konferencë për mediat në Berlin, Merz shprehu shqetësim të thellë për situatën në Libanin jugor dhe tha se Gjermania po punon me partnerët evropian dhe rajonal për përpjekje diplomatike për qetwsimin e konfliktit.

‘Intensiteti me të cilin Izraeli po zhvillon luftën atje mund të bëjë që procesi i paqes në tërësi të dështojë dhe kjo nuk duhet të ndodhë. Për këtë arsye, dje, së bashku me krerë të tjerë shtetesh dhe qeverish, i kërkova qeverisë izraelite të ndalë sulmet e intensifikuara’, tha Merz.

Merz tha se është në kontakt personal me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me zhvillimet. Ai shtoi se ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, dje ka biseduar dy herë me homologun e tij izraelit, Gideon Sa’ar, për të përcjellë qëndrimin e Berlinit.

‘Si në javët e fundit, ne po koordinohemi ngushtë dhe vazhdimisht me partnerët tanë në Evropë dhe rajo’, shtoi ai.

Dje, Izraeli kreu një nga sulmet më të mëdha në Liban, që nga fillimi i ofensivës ushtarake kundër Hezbollahut në fillim të muajit të kaluar. Sipas Mbrojtjes Civile të Libanit, sulmet vranë të paktën 254 persona dhe plagosën 1.165 të tjerë.

Video

Jo çdo ditë dëgjojmë për shqiptarë që lënë gjurmë në projektet që do të ndryshojnë historinë e njerëzimit. Ky është Albon Rexhepi, inxhinieri nga Maqedonia e Veriut që sot kontribuon në misionin Artemis II – hapi i radhës i NASA-s drejt rikthimit të njeriut në Hënë. Alboni tregon rrugëtimin e tij sfidues, përgjegjësinë e jashtëzakonshme për sigurinë e astronautëve dhe mesazhin e tij për të rinjtë… https://vna.al/sociale/shqiptari-nga-maqedonia-e-veriut-pjese-e-misionit-artemis-ii-te-nasa-i22318

Oficerët ndaluan Sokol Hazizin në stacionin Milton Keynes nl Londër, pasi ai kishte sjellje të dyshimtë. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 2,000 £ të cilat ai pretendonte se ishin të ligjshme. Hetimi i mëtejshëm zbardhi lidhjen e tij me veprimtari kriminale. Në shtëpinë e Hazizit policia gjeti 35,000 £ kanabis bimor dhe 1,000 £ të tjera të fshehura. Ai u arrestua menjëherë dhe më pas u dënua me 9 muaj burg. Autoritetet theksuan se stacioni hekurudhor përdorej nga Hazizi për shpërndarje droge.

Kush tha që pastrohen paratë e drogës në ndërtim?

Kur flet për gjëra që nuk i kupton dhe përpiqesh më kot të lëvizësh muskujt e fytyrës për të treguar seriozitetin e çështjes.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme