Sport 7 Prill 2026, 20:20 Nga VNA

Futbolli rumun në zi, ndahet nga jeta Mircea Luçesku

Ndaje në Whatsapp
Futbolli rumun në zi, ndahet nga jeta Mircea Luçesku

Trajneri rumun Mircea Luçesku është ndarë nga jeta sot në moshën 80-vjeçare, në Spitalin e Urgjencës Universitare të Bukureshtit.

Ish-trajneri i ekipit kombëtar rumun ishte shtruar në spital që nga 29 marsi, pasi u sëmur teksa ishte në grumbullimin me Rumaninë në kampin stërvitor të Mogoshoaia, pasi kishte qenë në pankinë në ndeshjen e play-off të Botërorit ndaj Turqisë. Të dielën e kaluar ai u transferua në repartin e terapisë intensive pas një infarkti akut të miokardit.

“Spitali i Urgjencës Universitare i Bukureshtit njofton se sot, të martën, 7 prill 2026, rreth orës 20:30 të mbrëmjes (ora lokale), Z. Mircea Luçesku u shpall i vdekur”, shkruhet në njoftimin e spitalit.

Mircea Luçesku ishte një nga trajnerët dhe lojtarët më të suksesshëm rumunë të futbollit, i pari që kualifikoi ekipin kombëtar rumun për një Kampionat Europian, në vitin 1984.

Ai ishte trajneri i tretë me më shumë trofe të fituar në karrierë, plot 35 të tillë, i kaluar vetëm nga Aleks Ferguson dhe Pep Guardiola.

Video

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Në pritje të skadimit të ultimatumit të Trump-it (“një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”) dhe ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës prodhuese dhe ekonomike të vendit janë tashmë në zhvillim, Teherani po publikon në rrjetet sociale dhe në televizion pamje të urave dhe centraleve bërthamore të ruajtura nga qytetarë iranianë, të thirrur të shërbejnë si mburojë njerëzore në përgjigje të thirrjes së regjimit. Në videot e shpërndara shfaqen centrali elektrik i Kazerounit dhe një urë në Ahvaz, të rrethuar nga njerëz që janë mbledhur për të mbrojtur objektet strategjike. Video nga X.

Sejko Veliu quhet personi që shpëtoi vajzën 4-vjeçare nga sulmi i një pitbulli në Vlorë. Ai rrëfen momentet e vështira që kaloi fëmija dhe gjyshja që e shoqëronte

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme