Opinion 7 April 2026, 18:08 Nga VNA

Trump dhe politika e ankthit: Kur presidenca fillon të marrë formën e individit

Ndaje në Whatsapp
Trump dhe politika e ankthit: Kur presidenca fillon të marrë

Nga Neli demi

Shumëkush është trembur nga positimi i sotëm i presidentit Trump. Të tjerë janë neveritur. Të tjerë e kanë duartrokitur e janë ndjerë krenarë. Plot të tjerë kanë vënë diagnoza dhe etiketa nga më të ndryshmet. Gjithsecili me të drejtën e vet nga këndvështrimi i vet. Por në mendimin tim çështja është më e komplikuar, më e thellë dhe më shqetësuese se një postim i një individi të fuqishëm e kontravers.

Ka diçka thellësisht shqetësuese në kohën tonë: momente kur realiteti politik tingëllon aq ekstrem, sa për një çast mendon se është i fabrikuar. Dhe kur zbulon se është real, nuk të trondit vetëm përmbajtja, por fakti që nuk arrin më të dallosh menjëherë kufirin mes reales dhe të sajuarës.

Ky nuk është thjesht problem komunikimi. Është problem strukture. Sepse kur një President flet, nuk flet vetëm si individ. Ai flet si institucion. Dhe kur ky komunikim merr formën e një mesazhi emocional, dramatik, të paamortizuar nga filtrat institucionalë, ndodh një zhvendosje e rëndësishme: institucioni fillon të marrë formën e individit që e mban. Dhe kjo nuk është një çështje stili. Është një ndryshim në mënyrën si funksionon pushteti.

Në modelin klasik, presidenca nuk është vetëm personi. Është një aparat: këshilltarë, diplomatë, struktura që filtrojnë, peshojnë dhe artikulojnë çdo fjalë si sinjal ndaj botës. Në këtë model, komunikimi nuk është shprehje spontane. Është instrument stabiliteti.

Por në një model tjetër, që po bëhet gjithnjë e më i dukshëm, ky raport përmbyset. Presidenti komunikon drejtpërdrejt, pa amortizim, pa filtrin e institucioneve. Dhe komunikimi nuk synon më qartësinë. Synon dominimin e hapësirës së perceptimit. Kjo është një formë tjetër pushteti: jo vetëm mbi vendimet, por mbi mënyrën si realiteti përjetohet nga publiku.

Pse kjo nuk është aksidentale?!

Do të ishte gabim ta reduktonim këtë fenomen tek personaliteti i një individi. Sepse ai nuk do të kishte efekt nëse nuk do të gjente një terren të përgatitur. Ky terren përbëhet nga disa elementë të qartë: një lodhje e thellë nga institucionet, një mosbesim ndaj ekspertizës, një ndjesi se politika tradicionale nuk prodhon më përgjigje.

Në këtë boshllëk, lind kërkesa për figura që nuk filtrohen, që flasin drejtpërdrejt, që duken si “të vërteta” pikërisht sepse nuk respektojnë rregullat e komunikimit institucional. Pra problemi nuk është vetëm lideri. Është marrëdhënia mes liderit dhe një publiku që ka humbur besimin tek format klasike të autoritetit. Kur komunikimi politik zhvendoset nga informacioni tek përjetimi emocional, politika pushon së qeni vetëm menaxhim i realitetit. Ajo bëhet menaxhim i gjendjeve psikike.

Mesazhe që përziejnë katastrofën me premtimin e shpëtimit nuk janë të rastësishme. Ato krijojnë një tension që mban publikun të lidhur, të përfshirë, të varur nga zhvillimi i ngjarjes. Në këtë kuptim, lideri nuk është vetëm vendimmarrës.
Ai bëhet një lloj “mbajtësi i ankthit kolektiv”. Por kjo ka një kosto!!!

Sepse kur realiteti fillon të strukturohet nga ankthi dhe jo nga faktet, rritet rreziku i keqinterpretimit, i reagimeve impulsive, i përshkallzimeve që nuk kontrollohen më nga logjika, por nga emocioni. Problemi nuk është që individi ka stilin e tij. Problemi është kur institucioni nuk arrin më ta filtrojë atë stil.

Sepse në atë moment aleatët nuk janë të sigurt se cili është qëndrimi real, kundërshtarët nuk janë të sigurt ku janë kufijtë dhe publiku nuk është i sigurt çfarë është reale dhe çfarë është retorikë. Dhe kjo paqartësi është vetë burim destabiliteti.

Nuk është hera e parë që politika prodhon figura të forta dhe ekstremiste. Por ajo që po shohim sot është diçka më shumë. Në mendimin tim është një zhvendosje nga institucione që strukturojnë realitetin,
tek individë që e riformatojnë atë përmes komunikimit. Dhe ndoshta çështja më e rëndësishme që duhet të marrë përgjigje nuk është: “çfarë po bën ky lider?” por: “çfarë boshllëku e ka bërë të nevojshëm këtë lloj lidershipi?”

Sepse aty, dhe jo tek individi, fillon përgjigjja reale.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme