Premier League ka vendosur të kufizojë ndjeshëm praninë e kompanive të basteve në futbollin anglez, duke ndaluar sponsorizimet në pjesën ballore të fanellave një masë që prek drejtpërdrejt disa prej klubeve më të mëdha.
Aktualisht, nëntë klube të kampionatit kanë marrëveshje me kompani bastesh, duke e bwrw këtë vendim veçanërisht të ndjeshëm nga ana financiare. Këto kontrata kanë qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash, duke sjellë miliona euro çdo sezon për klubet.
Rregulli i ri pritet të zbatohet në sezonet e ardhshme dhe është pjesë e një nisme më të gjerë për të kufizuar ndikimin e industrisë së lojërave të fatit, sidomos te të rinjtë dhe tifozët më të ekspozuar ndaj reklamave.
Megjithatë, ndikimi ekonomik pritet të jetë i dukshëm. Klubet që aktualisht sponsorizohen nga kompani bastesh do të duhet të gjejnë burime alternative financimi, ndërsa për disa prej tyre kjo mund të sjellë edhe rishikim të strategjive të tyre ekonomike.






















