Në ishullin Kharg të Iranit në Gjirin Persik u dëgjuan shpërthime pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.
Avionët luftarakë amerikanë dhe izraelitë kryen disa sulme ajrore në ishull, duke shkaktuar shpërthime të shumta. Nuk ka ende detaje në lidhje me viktimat ose dëmet.
Javën e kaluar, presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se të gjitha objektivat ushtarake në ishullin Kharg ‘janë shkatërruar plotësisht’. Trumpi shprehu interes për kontrollin e naftës iraniane, duke sugjeruar se marrja e ishullit Kharg, terminali kryesor i eksportit të naftës së Iranit, ishte ndër opsionet që po shqyrtoheshin.
Përshkallëzimet rajonale kanë vazhduar që kur Izraeli dhe SHBA-ja nisën ofensivë kundër Iranit më 28 shkurt, duke vrarë më shumë se 1.340 njerëz, përfshirë ish-liderin suprem Ali Khamenei. Autoritetet iraniane nuk e kanë përditësuar numrin e viktimave ditët e fundit.
Irani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që synojnë Izraelin, Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë.






















