Bota 7 Prill 2026, 14:28 Nga VNA

JD Vance sulmon Brukselin: ndërhyrja në zgjedhjet e Hungarisë është “një nga më të këqijat”

Ndaje në Whatsapp

JD Vance sulmon Brukselin: ndërhyrja në zgjedhjet e Hungarisë

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka akuzuar zyrtarët e Bashkimit Europian në Bruksel për ndërhyrje në zgjedhjet në Hungari, duke e quajtur atë “një nga shembujt më të këqij të ndërhyrjes së huaj elektorale” që ka parë ndonjëherë.

Gjatë një deklarate publike, Vance kritikoi ashpër atë që e quajti “burokracia në Bruksel”, duke thënë se ajo është përpjekur të dëmtojë ekonominë e Hungarisë.

“Ata e kanë bërë këtë sepse e urrejnë këtë njeri”, tha Vance, duke iu referuar kryeministrit hungarez Viktor Orbán, ndërsa e cilësoi ndërhyrjen si “të turpshme”.

Ai u bëri thirrje votuesve hungarezë të mos e shohin debatin nëse dikush është pro apo kundër Europës apo SHBA-së, por të vlerësojnë se kush është “pro njerëzve të Hungarisë”.

“Unë kam parë një njeri që ka mbrojtur me forcë interesat e Hungarisë”, tha Vance për Orbán.

Në fund të deklaratës së tij, Vance tha se një nga arsyet pse ai ndodhej në Hungari ishte pikërisht ajo që e quajti ndërhyrje e tepruar e burokracisë së Brukselit, duke shtuar se nuk do t’u tregojë hungarezëve si të votojnë, por u bëri thirrje zyrtarëve europianë të bëjnë të njëjtën gjë.

Video

Ky është qeni i rracës pitbull që sulmoi një vajzë 4 vjeçare në Vlorë duke i shkaktuar plagë në kokë. Pas sulmit ai është duke u mbajtur i lidhur deri sa të mbërrijnë autoritetet përkatëse për ta dërguar në një qendër të specializuar

Furnitori kryesor i SPAK jep vlerësimin e tij për korrupsionin.

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite. Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, dy prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme