Politika 7 April 2026, 14:34 Nga VNA

Rama: Të flasësh për korrupsion është përçartje – ndërsa ministrat e tij janë ose burg ose nën hetim

Ndaje në Whatsapp

Rama: Të flasësh për korrupsion është

Kryeministri Edi Rama deklaroi se të thuash që Shqipëria sot ka më shumë korrupsion është “të flasësh përçart”. Por kjo deklaratë vjen nga drejtuesi i një qeverie ku më shumë se gjysma e kabinetit është përfshirë në hetime për korrupsion nga SPAK, me ministra që kanë përfunduar në burg ose nën akuzë.

Gjatë një aktiviteti për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, Rama u ndal edhe tek procesi i integrimit europian, duke mohuar që negociatat me Bashkimin Europian të jenë bllokuar.

“Flitet e përflitet lartë e poshtë për arsye të mosarsyes se negociatat janë bllokuar, janë ndaluar, janë penguar… Kjo është totalisht e pavërtetë. Kush i thotë këto, nuk e ka fare idenë se për çfarë flet. Negociatat nuk janë një shëtitje në lendinë, por janë një proces testimi i vazhdueshëm dhe provimesh të vazhdueshme”, u shpreh Rama.

Sipas tij, procesi po vijon sipas agjendës së parashikuar dhe prilli do të jetë një muaj me diskutime intensive me vendet anëtare të BE-së.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme