Bota 7 Prill 2026, 14:20 Nga VNA

Trump kërcënon Iranin: “Një civilizim i tërë mund të vdesë sonte”

Ndaje në Whatsapp
Trump kërcënon Iranin: “Një civilizim i tërë mund

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër kërcënim të fortë ndaj Iranit, ndërsa afati që ai ka vendosur për hapjen e Ngushticës së Hormuzit po afrohet.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump paralajmëroi për pasoja të rënda, duke përdorur një gjuhë dramatike.

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë,” shkroi ai në fillim të mesazhit.

Megjithatë, presidenti amerikan shtoi se nuk dëshiron që një skenar i tillë të ndodhë, edhe pse sipas tij kjo mundësi mbetet reale.

“Unë nuk dua që kjo të ndodhë, por ndoshta do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mendje të ndryshme, më të zgjuara dhe më pak të radikalizuara do të mbizotërojnë, ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionarisht e mrekullueshme,” shkroi Trump.

Ai e mbylli mesazhin duke theksuar se zhvillimet e orëve të ardhshme mund të jenë historike.

“Kush e di? Do ta zbulojmë sonte. Ky është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vjet zhvatje, korrupsion dhe vdekje më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit,” përfundoi Trump.

Video

Ky është qeni i rracës pitbull që sulmoi një vajzë 4 vjeçare në Vlorë duke i shkaktuar plagë në kokë. Pas sulmit ai është duke u mbajtur i lidhur deri sa të mbërrijnë autoritetet përkatëse për ta dërguar në një qendër të specializuar

Furnitori kryesor i SPAK jep vlerësimin e tij për korrupsionin.

Një alarm u dha sot në mesditë në lagjen Besiktas të Stambollit pas një sulmi të armatosur jashtë konsullatës izraelite. Sipas informacioneve fillestare, tre persona të armatosur kanë hapur zjarr, dy prej të cilëve janë ekzekutuar nga policia dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Takimi vjen në kuadër të nismës “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme