Bota 7 Prill 2026, 16:32 Nga VNA

Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

Ndaje në Whatsapp

Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga

Përmes deputetes Zamira Sinaj, qeveria shqiptare propozon ndryshime ligjore për dhënien pa garë të koncesioneve të porteve turistike për të parandaluar largimin e kompanisë së përfaqësuar nga Jared Kushner nga investimi në ishullin e Sazanit.

Deputetja socialiste, Zamira Sinaj deklaroi të martën në komisionin parlamentar për Turizmin se kompania e lidhur me dhëndrin e presidentit amerikan, Donald Trump, rrezikon të tërhiqet nga investimi në ishullin e Sazanit, nëse Kuvendi nuk ndryshon ligjin për “Portet turistike”.

Përmes një amendamenti të dorëzuar në Kuvend, Sinaj ka iniciuar një nismë ligjore që parashikon dhënien e porteve turistike pa garë për investitorët strategjikë.

“Sazani, rasti kryesor, janë duke u tërhequr..” tha të martën Sinaj, duke iu përgjigjur pyetjes së kryetares së komisionit, Ina Zhupa, e cila i kërkoi shembuj për të justifikuar nevojën e ndërhyrjes në ligj.

“Nëse nuk rregullohet kjo procedurë, investitori do të largohet,” përsëriti ajo, duke iu referuar një kërkese të dorëzuar pranë Komitetit të Investimeve Strategjike nga kompania e përfaqësuar nga Jared Kushner.

Kompania e lidhur me Kushner, “Atlantic Incubation Partners LLC” mori statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare në dhjetor 2024 për ndërtimin e një resorti turistik në ishullin e Sazanit, ndërsa Kushner e kishte shpallur planin e tij për këtë investim më herët.

Deputetja Sinaj e përdori rastin e Kushnerit si argument për ndërhyrjen në ligj me qëllim për të ofruar ‘siguri juridike’ ndaj investitorëve strategjikë përmes asaj që deputetja e quajti ‘harmonizim procedurial’ të dy ligjeve;  atij për “Portet turistike” me ligjin për “Investimet Strategjike”.

Deputetja argumentoi si problem kryesor të identifikuar në praktikë vonesat dhe bllokimet e investimeve të rëndësishme turistike.

Në replikë, Zhupa e pyeti Sinajn se si mund të ishte bllokuar investimi në Sazan, kur ai nuk kishte nisur akoma dhe gjatë zhvillimit të mbledhjes kërkoi më shumë sqarime për rastin, por deputetja socialiste refuzoi të përgjigjej.

Ndryshimi ligjor i propozuar nga Sinaj, i mbështetur edhe nga qeveria parashikon që një investitori strategjik që do të ndërtojë komplekse turistike në bregdet dhe në projekt ka parashikuar dhe ndërtimin e një porti turistik do t’i jepet pa garë edhe koncesioni i ndërtimit dhe operimit të portit, që aktualisht ia ndalon ligji në fuqi për portet.

Sinaj deklaroi se ndryshimi ligjor do të shmangë një konflikt të mundshëm mes investitorësh, nëse ndërtimin e portit brenda një investimi strategjik mund ta fitojë një investitor tjetër dhe jo ai që ka marrë statusin e investitorit strategjik.

Ajo po ashtu pretendoi se kishte raste të tjera në Durrës dhe në Vlorë që investitorët strategjikë kërkonin ‘siguri’ për ndërtimin e porteve turistike që ishin brenda investimeve strategjike të miratuara.

Zhupa e kundërshtoi nismën ligjore si një nismë antikushtetuese dhe një tentativë të qeverisë për të favorizuar disa emra investitorësh strategjikë, duke u dhënë pa garë portet turistike të vendit.

“Në vend që të futen në një garë konkurruese, e marrin dhuratë nga qeveria,” tha Zhupa.

“Kjo, praktikisht, e zhvendos procesin nga një garë e hapur në një marrëveshje direkte mes qeverisë dhe subjektit privat,” shtoi ajo.

Sipas Zhupës, përjashtimi i një kategorie subjektesh nga detyrimi për procedurë konkurruese krijon trajtim preferencial, kufizon aksesin e operatorëve të tjerë ekonomikë dhe cenon barazinë e mundësive në treg.

“Procedura konkurruese nuk është formalitet administrativ, por mekanizëm kushtetues që garanton mbrojtjen e interesit publik dhe përdorimin optimal të pasurisë shtetërore,” theksoi ajo./BIRN/

Video

Në pritje të skadimit të ultimatumit të Trump-it (“një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”) dhe ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës prodhuese dhe ekonomike të vendit janë tashmë në zhvillim, Teherani po publikon në rrjetet sociale dhe në televizion pamje të urave dhe centraleve bërthamore të ruajtura nga qytetarë iranianë, të thirrur të shërbejnë si mburojë njerëzore në përgjigje të thirrjes së regjimit. Në videot e shpërndara shfaqen centrali elektrik i Kazerounit dhe një urë në Ahvaz, të rrethuar nga njerëz që janë mbledhur për të mbrojtur objektet strategjike. Video nga X.

Sejko Veliu quhet personi që shpëtoi vajzën 4-vjeçare nga sulmi i një pitbulli në Vlorë. Ai rrëfen momentet e vështira që kaloi fëmija dhe gjyshja që e shoqëronte

Fermerët dhe blegtorët protestuan kundër skemës kombëtare të bujqësisë për vitin 2026, duke kërkuar subvencione më të larta dhe rikthimin e naftës pa taksa. Ata shprehen se kostot e karburantit dhe ushqimit për bagëtitë janë të papërballueshme. Protestuesit kërkojnë gjithashtu krijimin e një bordi për produktet bazë dhe një laborator për sigurinë ushqimore. Skema e re nuk përfshin mbështetjen e premtuar, gjë që e bën situatën të rëndë për sektorin. Qeveria pranoi të rishikojë skemën vetëm në shtator, por blegtorët e konsiderojnë këtë të papranueshme. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave dhe thonë se do të dalin në rrugë me traktorë dhe lopët e tyre nëse nuk dëgjohen.

Fermerët dhe blegtorët gjatë protestës së sotme para Ministrisë së Bujqësisë kërkuan rikthimin e naftës pa taksa për bujqësinë ose rregullimin e taksës së qarkullimit. Ata theksuan se çmimi i lartë i karburantit po e bën të pamundur funksionimin normal të fermave dhe blegtorisë. Një tjetër kërkesë ishte rritja e subvencioneve për sektorin, duke u ankuar se ato janë 7-8 herë më të ulëta se në vendet fqinje. Fermerët kërkuan gjithashtu ngritjen e një bordi për produktet bazë të shportës. Protestuesit kërkuan krijimin e një laboratori për sigurinë e produkteve ushqimore dhe një trajtim më të drejtë të TVSH-së për fermerët. Ata paralajmëruan se, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të përshkallëzojnë protestat në rrugët e Tiranës.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme