Kronika 7 April 2026, 18:00 Nga VNA

Iu sekuestrua pasuria e fshehur/ Ish-gjyqtari Aliaj: Vëllai ja dhuroi ish-gruas time se u kujdes për prindërit

Ndaje në Whatsapp

Iu sekuestrua pasuria e fshehur/ Ish-gjyqtari Aliaj: Vëllai ja dhuroi

Një ditë më parë VNA raportoi se Gjykata e Durrësit vendosi nën sekuestro një pasuri të fshehur të ish-gjyqtarit të Tiranës, Arjan Aliaj, që dyshohet se e kishte fituar në formën e rryshfetit për shkak të një vendimi gjyqësor. Pasurinë, Aliaj nuk e kishte deklaruar në dekleratat e pasurisë dhe as në atë vetting. Madje sipas prokurorisë, ai kishte bërë dhe divorc fiktiv nga gruaja që të fshihte këtë pasuri. 

Vetë ish-gjyqtari Aliaj, që është larguar nga sistemi i drejtësisë në kuadër të procesit të Vettingut, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me pasurinë që konsiderohet si e fshehur prej tij. Ai thotë se vëllai i tij ja dhuroi këtë pronë vëllait tjetër dhe ish-bashkëshortes së tij, ishte se ata shërbyer prindërve të tijme të cilët kanë banuar në të njëjtën banesë deri në vitin 2007.

Edhe, Pëllumb Rrapo, vëllai i gjyqtarit që rezulton se ai ka jetuar në Spanjë nga viti 1996-2008 ku ka punuar si resturator i veprave të artit dhe objekteve të kultit, deklaron se shtëpinë e kishte dhënë me qira dhe në pamundësi për ta shitur, ja dhuroi vëllait të kunatës, sepse ishin kujdesur për prindërit kur ishin sëmurë. Pasuria është sekuestruar tashmë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, ndërsa ish-gjyqtarit pritet t’i komunikohen akuzat.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme