Kronika 7 April 2026, 16:35 Nga VNA

Administrativja e Apelit rëzon padinë e Gentian Ndoit, emërimi i Jon Ketës në krye të BKH-së i ligjshëm

Ndaje në Whatsapp

Administrativja e Apelit rëzon padinë e Gentian Ndoit, emërimi i

Gjykata Administrative e Apelit rrëzon padinë e zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Gentian Ndoi, një nga kandidatët në garë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ndoi kundërshtonte zgjedhjen e Joni Ketës në krye të Byrosë, duke pretenduar se ishte shkelur ligji.

Referuar pikëzimit, Ndoi rezultonte se kishte dalë i pari në të gjitha testet, ndërsa Keta ishte renditur i shtati. Ndaj për këtë shkak zyrtari i policisë kërkonte që procedura për emërimin e tij të konstatohej e paligjshme dhe të emërohej ai në krye të strukturës.

Por Gjykata Administrative e Apelit pasi e shqyrtoi çështjen, e konsideroi të ligjshme procedurën e emërimit të Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një institucion që ndihmon SPAK në hetimin e zyrtarëve të lartë apo eksponentëve të krimit të organizuar.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme