Carlo Ancelotti dhe Federata Braziliane e Futbollit i kanë përfunduar detajet e kontratës së re, e cila do ta mbajë trajnerin italian në krye të “Seleçãos” deri në Kupën e Botës 2030.
Palët kanë arritur marrëveshje për ta zgjatur kontratën aktuale, e cila skadojn në korrik të vitit të ardhshëm, ndërsa dokumentet zyrtare pritet të nënshkruhen në ditët në vijim.
Sipas raportimeve nga Brazili, drafti i kontratës i është dërguar tashmë trajnerit dhe pritet vetëm firmosja për ta bërë gjithçka zyrtare.
Në fakt, bëhet fjalë për një formalitet, pasi të gjitha detajet janë rënë dakord gjatë bisedimeve të javëve të fundit.
Ancelotti e ka zhvilluar edhe një takim me drejtuesit e federatës gjatë ndeshjeve të fundit të zhvilluara në Orlando, si dhe e ka dhënë miratimin verbal për marrëveshjen gjatë kontakteve të fundit me drejtuesit e institucionit.
Në kontratën e re, trajneri italian do të vazhdojë ta përfitojë të njëjtën pagë prej rreth 10 milionë eurosh në vit, një shifër që e përbën nivelin më të lartë në historinë e trajnerëve të kombëtares braziliane.
Gjithashtu, në kuadër të vazhdimit, është parashikuar edhe rritje page për stafin teknik, me kërkesë të vetë Ancelottit, duke i përfshirë bashkëpunëtorët e tij më të afërt.






















