Sport 7 Prill 2026, 08:49 Nga VNA

Sylvinho drejt largimit? Braziliani në fokus të Corinthians, ndërsa FSHF heziton për rinovimin

Ndaje në Whatsapp
Sylvinho drejt largimit? Braziliani në fokus të Corinthians,

Pas tre vitesh në krye të pankinës së Shqipërisë, emri i Sylvinho-s vazhdon të qarkullojë fuqishëm në arenën ndërkombëtare. Trajneri brazilian fitoi vëmendjen e futbollit botëror duke arritur të dërgojë kuqezinjtë në “Euro2024”, si dhe për herë të parë në historinë e përfaqësueses sonë, në fazën “play-off” të një Botërori. Përballjet me gjigantë si Italia, Kroacia dhe Spanja i shtuan atij edhe më shumë peshë në aspektin personal, aq sa në një moment u vu në diskutim vijimi i kontratës së tij me FSHF-n, pavarësisht se ishte ende në fuqi.

Sot situata ka marrë tjetër drejtim. Kontrata e Sylvinho-s përfundon në korrik dhe palët duken më larg se kurrë. Edhe brenda zyrave të FSHF-së nuk ka siguri nëse duhet të ofrohet një rinovim, duke krijuar paqartësi për të ardhmen e stolit kuqezi.

Ndërkohë, në Brazil ka nisur të qarkullojë sërish emri i Sylvinho-s. Mediat vendase raportojnë se Corinthians, skuadra ku ai ka qenë trajner më herët, po shfaq interes për rikthimin e tij. Braziliani ka drejtuar ekipin në periudhën maj 2021 – 2 shkurt 2022, ku u shkarkua pas humbjes ndaj Santos. Në 44 ndeshje me Corinthians, ai regjistroi 17 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje.

E ardhmja e Sylvinho-s mbetet e hapur, dhe ndërsa Corinthians po vëzhgon, FSHF-ja duhet të vendosë nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin që e çoi Shqipërinë drejt dy sukseseve historike.

Video

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Astronautët e misionit Artemis II, ndërsa udhëtojnë drejt Hënës, dërguan një mesazh urimi për Pashkë për njerëzit në Tokë. Ata theksuan se festa është një moment reflektimi, shprese dhe dashurie për njëri-tjetrin. Duke parë Tokën nga hapësira, astronautët thanë se planeti duket edhe më i çmuar dhe se njerëzimi ndan të njëjtën shtëpi.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme