Sociale 7 April 2026, 09:52 Nga VNA

Aksident tragjik në autostradën “Fier–Vlorë”, humb jetën 24-vjeçari

Ndaje në Whatsapp
Aksident tragjik në autostradën “Fier–Vlorë”,

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier–Vlorë”, në zonën e Novoselës.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti me targa AB009GN është përplasur me barrierat mbrojtëse anësore të rrugës. Rreth 30 metra larg pikës së përplasjes, shërbimet e policisë gjetën pa shenja jete drejtuesin e mjetit, Albi Hoxha, i lindur më 07.08.2002, banues në Fier.

Policia njofton se i riu, A. H., 24 vjeç, ka qenë duke lëvizur në drejtim të fshatit Akërni kur automjeti është përfshirë në aksident. Përplasja ka rezultuar fatale, duke i marrë jetën në vend.

Autoritetet ndodhen në terren dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Po verifikohet gjithashtu nëse në mjet ndodheshin persona të tjerë në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të episodit tragjik.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme