Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka dënuar në rrjetet sociale shkatërrimin e një sinagoge në qendër të Teheranit dhe përdhosjen e rrotullave të Torës, duke e cilësuar sulmin si të papranueshëm.
“Sulmi ndaj kësaj sinagoge të bukur – ashtu si edhe sulmet ndaj xhamive, kishave, shkollave, spitaleve, zonave të banuara dhe infrastrukturës industriale – dënohet nga të gjithë iranianët”, tha ai. “Iranianët janë të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur atdheun e tyre.”
Nga ana tjetër, ushtria izraelite, në një postim në llogarinë e saj në gjuhën persiane në rrjetin X, shprehu keqardhje për “dëmet kolaterale” ndaj sinagogës, duke theksuar se ajo u dëmtua gjatë një sulmi të kryer të martën në mbrëmje kundër një komandanti të lartë.






















