Bota 7 Prill 2026, 21:25 Nga VNA

Republikanët mbështesin kërcënimet e Trump ndaj Iranit, demokratët kërkojnë shkarkimin e tij

Ndaje në Whatsapp
Republikanët mbështesin kërcënimet e Trump ndaj Iranit,

Republikanët në Senatin amerikan kanë sinjalizuar mbështetjen e tyre për retorikën e ashpër të presidentit Donald Trump ndaj Iranit, vetëm disa orë përpara afatit që ai ka vendosur për hapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Në një postim në rrjetet sociale, një llogari zyrtare e republikanëve në Senat deklaroi: “Irani do të ishte i mençur ta marrë fjalën e presidentit Trump seriozisht. Ata mund të zgjedhin rrugën e lehtë ose rrugën e vështirë.”

Më herët gjatë ditës, Trump kishte kërcënuar në rrjetet sociale se do të shkatërronte “të gjithë qytetërimin” e Iranit me bombardime nëse udhëheqësit iranianë nuk do të lejonin kalimin e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.

Ndërkohë, një numër gjithnjë në rritje demokratësh kanë kërkuar largimin e Trump nga detyra për shkak të këtyre kërcënimeve. Disa prej tyre kanë bërë thirrje për nisjen e procedurave të impeachment, ndërsa të tjerë kanë përmendur Amendamentin e 25-të të Kushtetutës amerikane, i cili parashikon heqjen e kompetencave të presidentit nëse ai konsiderohet i paaftë për të ushtruar detyrën.

Thirrjeve për largimin e Trump iu bashkua edhe Marjorie Taylor Greene, ish-përfaqësuese republikane që më parë ishte një nga aleatet më të forta të tij, por që së fundmi është shndërruar në një nga kritiket më të zëshme.

Demokratët kishin shmangur kërkesa të tilla në fillim të mandatit të dytë të Trump, por shumë ligjvënës duket se e shohin luftën në vazhdim si një pikë kthese në qëndrimin e tyre.

Video

Mos i kafsho më të keqen teta!- i thotë policja qenit që plagosi sot një 4 vjeçare…

Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn, dhe Mbretëresha Suthida po tërheqin vëmendjen e mediave botërore për një arsye të pazakontë për familjet mbretërore moderne: të dy janë pilotë të licencuar dhe mund të fluturojnë vetë avionët e tyre. Mbreti Vajiralongkorn është i trajnuar si pilot ushtarak dhe komercial, me eksperiencë nga avionët luftarakë deri tek aeroplanët e pasagjerëve të tipit Boeing. Edhe Mbretëresha Suthida zotëron një licencë piloti komercial, ndërsa më herët ka punuar si stjuardesë përpara se të ngjitej në radhët e ushtrisë dhe të bëhej mbretëreshë. Në vitin 2025, çifti mbretëror u bë kryefjalë e mediave pasi pilotuan personalisht një Boeing 737 gjatë një vizite shtetërore në Bhutan—me Mbretin në komandë dhe Mbretëreshën si bashkëpilote. Një moment i rrallë dhe thuajse i paprecedentë për liderët botërorë në udhëtime zyrtare.

Në pritje të skadimit të ultimatumit të Trump-it (“një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”) dhe ndërsa sulmet ndaj infrastrukturës prodhuese dhe ekonomike të vendit janë tashmë në zhvillim, Teherani po publikon në rrjetet sociale dhe në televizion pamje të urave dhe centraleve bërthamore të ruajtura nga qytetarë iranianë, të thirrur të shërbejnë si mburojë njerëzore në përgjigje të thirrjes së regjimit. Në videot e shpërndara shfaqen centrali elektrik i Kazerounit dhe një urë në Ahvaz, të rrethuar nga njerëz që janë mbledhur për të mbrojtur objektet strategjike. Video nga X.

Sejko Veliu quhet personi që shpëtoi vajzën 4-vjeçare nga sulmi i një pitbulli në Vlorë. Ai rrëfen momentet e vështira që kaloi fëmija dhe gjyshja që e shoqëronte

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme