Politika 10 April 2026, 18:20 Nga VNA

Vendimi i Edi Ramës: Fermerët pa naftë të subvencionuar, jahtet karburant pa taksa

Ndaje në Whatsapp
Vendimi i Edi Ramës: Fermerët pa naftë të subvencionuar,

Kryeministri Edi Rama duket se nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë kërkesën e fermerëve për rikthimin e naftës pa akcizë për bujqësinë. Në takimin me prodhues dhe sipërmarrës të përpunimit të vajit të ullirit në Berat, ai deklaroi se fermerët nuk do të përfitojnë më nga kjo skemë, duke argumentuar se është keqpërdorur.

“Disa persona që punojnë tokat e të tjerëve kanë marrë naftën dhe ia kanë kaluar të tretëve, sepse skema është ndërtuar mbi sipërfaqe toke që shpesh nuk përputhen me përdoruesit realë. Ka pasur raste kur përfituesi real nuk është ai që e punon tokën, dhe kjo ka sjellë deformime të skemës. Për këtë arsye, kjo formulë nuk ka funksionuar dhe as nuk do të funksionojë,” u shpreh Rama.

Me këtë deklaratë, kreu i qeverisë u jep përgjigje negative fermerëve, të cilët pak ditë më parë protestuan para Ministrisë së Bujqësisë. Një nga kërkesat kryesore të tyre ishte rikthimi i subvencionit të naftës, në një kohë kur çmimet e karburanteve vazhdojnë të rriten.

Megjithatë, në këtë argumentim lind një paradoks i dukshëm. Nëse, sipas logjikës së kryeministrit, fermeri mund të abuzojë duke ia kaluar naftën dikujt tjetër, atëherë pse i njëjti standard nuk aplikohet edhe për naftën e jahteve? Kujtojmë se që prej vitit 2022, jahtet që furnizohen me naftë në portet shqiptare nuk paguajnë akcizë, TVSH apo tarifa të tjera, përveç një tarife simbolike prej 40 lekësh.

Nëse ndiqet e njëjta logjikë, edhe pronarët e jahteve mund të abuzojnë duke furnizuar “mercedezat” e tyre — që “mercedezat” i kanë koleksion në shtëpi.

Pra, sipas këtij arsyetimi, fermeri që punon tokën mund të dyshohet për abuzim, ndërsa ai që, përveç “mercedezave”, ka luksin të ketë edhe jaht, e merr naftën pa taksa dhe pa dyshime për abuzim.

Të qeshësh apo të qash me këtë situatë?

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme