Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Verjon të Fushë-Krujës, ku dyshohet se një konflikt familjar ka përfunduar me vrasje. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se autori është kunati i viktimës.
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Krujë ka mbërritur një telefonatë nga një shtetas i identifikuar si Eduart Afmataj, i cili ka njoftuar se ka qëlluar me çifte në drejtim të Artur Cangut.

Viktima Artur Cangu
Pas njoftimit, forcat e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku po vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Nga burime policore konfirmohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt midis dy kunetërve disa ditë më parë.
Njoftimi i policisë
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në fshatin Vrion, Nikël, dyshohet se shtetasi E. A, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka vrarë me armë shtetasin A. C.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. A. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë ligjor të tij.






















