Kronika 10 April 2026, 13:23 Nga VNA

Skandali i AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq licencën kompanisë së Ermal Beqirit për paranë elektronike

Ndaje në Whatsapp

Skandali i AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq licencën

Banka e Shqipërisë ka vendosur të shfuqizojë licencën e institucionit financiar të parasë elektronike “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t.

Vendimi është marrë pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lëshoi një urdhër arresti ndaj Beqirit në dhjetor të vitit të kaluar, nën akuzën për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Megjithëse akuzat nuk lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin e institucionit financiar, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se subjekti nuk përmbush më kriterin e reputacionit të përshtatshëm të aksionarit, një kërkesë thelbësore për ushtrimin e veprimtarisë financiare.

“Soft & Solution” ishte licencuar si institucion i parasë elektronike në nëntor të vitit 2021. Megjithatë, aktiviteti në këtë fushë nisi vetëm vitin e kaluar, kur kompania filloi ofrimin e shërbimeve të pagesave përmes markës tregtare “ALPay”.

Platforma “ALPay” ishte ndër subjektet e lidhura me sistemin e-Albania, duke mundësuar kryerjen e pagesave për një sërë shërbimesh të institucioneve publike.

Ndërkohë, aktet hetimore ndaj Ermal Beqirit dhe kompanisë “Soft & Solution” janë bashkuar me dosjen që lidhet me abuzimet në tenderat e AKSHI-t, institucion i drejtuar nga Mirlinda Karçanaj. Sipas hetimeve, Beqiri, ish-punonjës i administratës publike dhe më pas biznesmen, së bashku me Ergys Agasin, dyshohet se kanë drejtuar një grup të strukturuar kriminal që ushtronte presion ndaj biznesmenëve, duke i detyruar të tërhiqeshin nga procedurat e tenderimit.

Tenderat me vlerë dhjetëra milionë euro të AKSHI-t, sipas hetimeve, kanë krijuar një situatë oligopolistike, ku fondet publike përqendrohen në një numër të kufizuar kompanish private, disa prej të cilave rezultojnë të jenë të ndërlidhura mes tyre.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme