Kronika 10 April 2026, 12:26 Nga VNA

Apeli rrëzon burgimin e përjetshëm për Azgan Mërnicën dhe e dënon me 35 vite, Lamallari: vendim me pasoja të rrezikshme

Ndaje në Whatsapp
Apeli rrëzon burgimin e përjetshëm për Azgan

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm për Azgan Mërnicën, autorin e vrasjes së punonjësit të policisë Novruz Cenalia, dhe e dënoi atë përfundimisht me 35 vite burgim, reagoi Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

Ai e cilësoi këtë vendim si një akt me pasoja të rrezikshme, që cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, si dhe kërcënon rendin ligjor dhe vetë shtetin.

“Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë”, theksoi Lamallari.

Novruz Cenalia u qëllua për vdekje më 13 maj 2024, pas një debati verbal që pati me Azgan Mërnicën për shpejtësinë me të cilën udhëtonte me makinë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme