Kronika 10 April 2026, 14:37 Nga VNA

Protestë e përfaqësuesve të kompanive të transportit në portin e Durrësit: kundër rritjes së tarifave

Ndaje në Whatsapp

Protestë e përfaqësuesve të kompanive të transportit

Përfaqësues të kompanive të transportit të udhëtarëve dhe mallrave që operojnë në linjën me Italinë zhvilluan sot një grevë në portin e Durrësit, në shenjë proteste ndaj linjës së trageteve.

Sipas tyre, kompania ka rritur çmimet e biletave dhe tarifat ndaj operatorëve, duke ndikuar ndjeshëm në aktivitetin e tyre ekonomik.

Si pasojë e protestës, janë regjistruar vonesa deri në 5 orë në lëvizjen e trageteve, duke krijuar vështirësi për pasagjerët dhe duke ndikuar në normalitetin e qarkullimit detar.

Gjatë zhvillimit të grevës janë bërë përpjekje për dialog mes përfaqësuesve të kompanive dhe drejtuesve të linjës së trageteve, por palët nuk kanë arritur në një dakordësi, ndërsa situata është raportuar e tensionuar.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme