Kronika 9 April 2026, 15:36 Nga VNA

Mes luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të individit: përplasja për masat e sigurisë që po shqyrtojnë Kolegjet e Bashkuara

Ndaje në Whatsapp

Mes luftës kundër korrupsionit dhe të drejtave të individit:

Zv.prokurori i Përgjithshëm Arqile Koça tha para Kolegjeve të Bashkuara se ka nevojë për unifikimin e praktikës për caktimin e masave të sigurisë, por apeloi për kujdes, përderisa sipas tij ka rrezik që të cënohet interesi publik.

“Ne kemi shqetësimin se tashmë kalohet në ekstremin tjetër, duke u cënuar interesi publik. Unë jam përfaqësues i interesit publik. Jam i detyruar të mbroj dhe të drejtat themelore të individit, sepse është pjesë e së tërës. Dhe unë kam merakun që në arsyetimin tuaj, të jeni të kujdesshëm për të mbajtur në harmoni këtë gjë. Nisem nga fakti që masat alternative në realitetin shqiptar shpeshherë bëhen të pazbatueshme”, deklaroi ai.

Gjatë fjalës së tij, Luan Hasneziri, që mbron interesat e një të akuzuari për çështje droge, tha se gjykatat gjatë caktimit të një mase sigurie duhet të analizojnë jo vetëm rrethanat e çështjes, por edhe personalitetin e personit të dyshuar. Sipas tij, gjykata ka detyrimin të sqarojë përse arresti me burg është e vetmja masë e përshtatshme për një individ konkret dhe jo asnjë masë tjetër.

Për ta ilustruar këtë ai u ndal tek zyrtarët e lartë.

“Të gjithë jemi të gabueshëm në këtë jetë dhe këtë botë dhe nëse kemi një intelektual me arsim të lartë dhe për një moment lajthiti në jetën e tij dhe t’i mbyllim jetën duke e çuar automatikisht në arrest me burg, ndërkohë që mund të aplikohen masat e tjera të sigurimit, mendoj që është diçka që është e kapërcyer”, theksoi Hasneziri.

Pra, sipas tij, gjykatat duhet të jenë të kujdesshme dhe të aplikojnë masat alternative, sepse sipas tij kanë qenë të kursyera ndër vite.

Kolegjet e Bashkuara u vunë në lëvizje me një nismë të kryegjyqtarit Sokol Sadushi dhe po shqyrtojnë çështjen që lidhet me ndryshimin e praktikës gjyqësore për caktimin e masave të sigurisë “arrest në burg”.

Debati për masat e sigurisë vjen në kohën kur SPAK ka goditur disa zyrtarë të lartë dhe i ka dërguar në paraburgim, nën dyshimet për korrupsion apo pastrim parash. Zërat pro zyrtarëve të arrestuar theksojnë se prokurorët arrestojnë pa prova, ndërsa zërat kundër thonë se Sadushi po iu shtron rrugën të korruptuarve të lënë qelitë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme