Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për nismën e Sokol Sadushit, për ndryshime në praktikën për masën e sigurisë "arrest me burg".
Lala tha se shifrat e të paraburgosurve janë shqetësues në Shqipëri, por askush nuk është kujtuar deri tani për këtë problem dhe tashmë qëllimi është lirimi i zyrtarëve të lartë.
"Kohëzgjatja e paraburgimit ka qenë ndër problemet shqetësuese të prokurorisë dhe gjykatave. Kemi marrë kritika nga organizmat ndërkombëtarë për masën "arrest me burg". Me ardhjen në pushtet të socialistëve, pati disa nisma për energjinë elektrike, ndërtimet pa leje e me rradhë, të cilat kriminalizuan të gjithë shoqërinë dhe të gjtihë të shkojnë në burg.
Jemi 14 vjet më vonë dhe janë kujtuar që paraburgimi qenka problem i madh. Ky problem ka ekzistuar. Nisma e zotit Sadushi, në GJL ka mbërritur kërkesë nga një shtetas i dënuar për kanabis. U caktua masa arrest me burg. Me ankimin e personit, Apeli zbuti masën në arrest shtëpie dhe kundër kësaj ka dalë prokurori që i është drejtuar me rekurs GJL, duke thënë se vepra penale që dyshohet personi ka marzh të lartë dënimi e me rradhë. Ka kërkuar që shtetasi në fjalë, duhet të kthehej në paraburgim. Personi në fjalë pretedon se masa ndaj tij është arbitrare dhe ka ngritur pretendimet.
Në thelb, çfarë u diskutua sot në Kolegjet e Bashkuara? Cështja kryesore për ti dhënë zgjidhje, gjykata duhet të arsyetojë që masa e arrestit është e përshtatshme për një person, apo të arsyetojë përse masat e tjera alternative, nuk duhet të caktohen.
Vetëm pasi të ketë arsyetuar këtë, duhet të arsyetojë pse masa drastike e arrestit në burg, është e përshtatshme.
E dyta, rrezikshmëria e veprës dhe personit. Sipas Kolegjeve të Bashkuara të GJL, duhet të prevalojë rrezikshmëria e veprës apo e personit?
Avokati tha marrim të mirëqenë që një intelektual, apo person i shkolluar, gabon në një moment të caktuar, duhet që ta lëmë në burg, apo gjykata të arsyetojë statusin social, veprën penale, kontributin në shoqëri? Ndërkohë, prokuroria e përgjitshme, në fjalë të thjeshta tha, është e domosdoshme të njëhësohet praktika gjyqësore, por në realitetin shqiptar masat alternative të sigurisë nuk zbatohen. Atëherë cili është garanti që masat të zbatohen? Në thelb duket si përpjekje që nga ky njësim i praktikës të përfitojnë zyrtarët e lartë të rëndësishëm, pasi fokusi u vu te personaliteti i të dyshuarit dhe jo te vepra", tha Lala.






















