Kronika 9 April 2026, 21:07 Nga VNA

Apeli shpëton nga burgim i përjetshëm Azgan Mërnicën, vrasësin e policit Novruz Cenalia

Ndaje në Whatsapp
Apeli shpëton nga burgim i përjetshëm Azgan Mërnicën,

 

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka ndryshuar vendimin për Azgan Mërnica, duke e dënuar atë me 35 vite burg për vrasjen e punonjësit të policisë Novruz Cenalia. Sipas vendimit të Apelit, Mërnica shpëton nga burgimi i përjetshëm, dënim që ishte dhënë më herët nga Gjykata e Fierit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 13 maj 2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz të Fier. Sipas dosjes hetimore, gjithçka nisi pas ndalimit të autorit nga efektivi i policisë për shkak të drejtimit të rrezikshëm të automjetit.

Pas një debati verbal, sipas Prokurorisë, Mërnica ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar për vdekje efektivin Cenalia. Pas ngjarjes, ai u arrestua nga forcat e rendit pas një operacioni që zgjati rreth 48 orë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme