Kronika 10 April 2026, 11:40 Nga VNA

Korrupsion në zgjedhje/ Apeli i Posaçëm vendos me 24 prill për fatin e ish-deputetit socialist

Ndaje në Whatsapp
Korrupsion në zgjedhje/ Apeli i Posaçëm vendos me 24 prill

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u zhvillua seanca gjyqësor për shqyrtimin e ankimit të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja si dhe dy të pandehurit e tjerë Altin Hajri dhe Ahmet Masha. Gjatë seancës, ish-deputeti kërkoi prishje të vendimit të GJKKO dhe kthim për rigjykim të çështjes penale.

Përmes avokatit të tij, Çyrbja pretendoi se vendimi i GJKKO është i paarsyetuar dhe nuk provohet vepra penale e nxjerrjes së sekretit shtetëror si dhe nuk qëndron akuza e korrupsionit aktiv dhe pasiv në zgjedhje. Altin Hajri që u gjykua në mungesë për shkak se është dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës kërkoi pafajësi ose ricilësim të veprës penale nga korrupsion në ndikim të paligjshëm. Për pafajësi këmbënguli dhe Ahmet Masha. Vendimi në Apelin e Posaçëm për ta do të shpallet me datë 24 prill. Jurgis Çyrbja u dënua nga Gjykata e Posaçme me 3 vjet burgim për korrupsion në zgjedhje, përkrahje së autorit të krimit dhe nxjerrje së sekretit shtetëror. Dënimi iu reduktua në 2 vite burgim për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe tashmë ai e ka shlyer këtë verdikt e ka rifituar lirinë. Altin Hajri u dënua me 3 vite burg, ndërsa Ahmet Masha me 2 vite e gjashtë muaj. Edhe ky i fundit e ka shlyer masën e dënimit. Akuzat ndaj tre të pandehurve u ngritën pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme