Presidenti i FC Barcelona, Joan Laporta, ka reaguar ashpër pas eliminimit nga UEFA Champions League, duke paralajmëruar një ankesë të re në UEFA.
Laporta u shpreh i pakënaqur me vendimet e gjyqtarit Clément Turpin në ndeshjen ndaj Atlético Madrid, duke i cilësuar ato si të papranueshme dhe të dëmshme për klubin katalanas.
“Pres që do të bëjmë një ankesë të re, sepse ajo që ndodhi dje është e papranueshme. Ka vendime që kanë dëmtuar shumë interesat e Barcelonës dhe kjo nuk mund të tolerohet. Është zhgënjim. Ajo që na bënë është turp”, deklaroi Laporta.
Ai përmendi edhe disa episode konkrete, duke theksuar se në ndeshjen e parë nuk iu dha një penallti e pastër dhe u akordua karton i kuq në mënyrë të gabuar. Ndërsa në ndeshjen e kthimit, sipas tij, ishte i gabuar kartoni i kuq për Eric García, anulimi i golit të dytë të Ferran Torres, si dhe mosakordimi i një penalltie ndaj Dani Olmo.
Laporta shtoi gjithashtu se kishte edhe ndërhyrje të rënda që nuk u ndëshkuan, duke përmendur rastin e Fermín López, i cili pësoi një prerje në fytyrë pa u dhënë as karton i verdhë.
Kujtojmë se Barcelona ka paraqitur ankesë në UEFA edhe për ndeshjen e parë ndaj Atlético Madridit, lidhur me vendimet e gjyqtarit kryesor István Kovács dhe arbitrit të VAR-it Christian Dingert.






















