Ministrat e Financave nga 11 vende, përfshirë Britaninë, Japoninë dhe Australinë kanë paralajmëruar se lufta në Lindjen e Mesme, do të shkaktojë pasoja të mëdha në tregjet financiare edhe nëse kriza zgjidhet.
Në një deklaratë të përbashkët ata kanë bërë thirrje, për mbrojtjen e popullsisë civile dhe sigurinë e rajonit.
Gjithashtu bëjnë thirrje për “një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme” përmes negociatave, duke vënë në dukje se armiqësitë, zgjerimi i konfliktit ose përçarja e vazhdueshme në Ngushticën e Hormuzit do të paraqiste rreziqe serioze shtesë për sigurinë globale të energjisë, zinxhirët e furnizimit dhe stabilitetin ekonomik dhe financiar
Siç thuhet në deklaratën e lëshuar nga qeveria britanike, 11 vendet “angazhohen të shmangin krizën dhe u bëjnë thirrje të gjitha vendeve të tjera të shmangin taktikat proteksioniste”, të tilla si kontrollet e pajustifikuara të eksportit, grumbullimi i stoqeve dhe zbatimi i barrierave tregtare për hidrokarburet dhe zinxhirët e tjerë të furnizimit të prekur nga kriza.






















