Kronika 15 April 2026, 20:42 Nga VNA

Ekskluzive/ Biznesmeni Orest Sota 5 orë në SPAK, jep shpjegime për Ergys Agasin dhe AKSHI-n

Ndaje në Whatsapp
Ekskluzive/ Biznesmeni Orest Sota 5 orë në SPAK, jep shpjegime

Për afro 5 orë biznesmeni Orest Sota qëndroi sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe dha shpjegime për skandalin e AKSHI-t. Ndonëse ai i shpëtoi “syrit” të dhjetra kamerave që qëndrojnë në hyrje të SPAK, burimet konfirmuan për VNA që Sota u pyet për njohjen e tij me Ergys Agasin, ndërsa ky i fundit është në kërkim pasi dyshohet se drejtonte një grup kriminal brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe urdhëronte rrëmbimin e biznesmenëve që të tërhiqeshin nga tenderat.

Biznesmeni i ndërtimit Orest Sota nuk është një emër i panjohur për drejtësinë në vend. Së fundmi ai ka patur lidhje biznesi me Ergys Agasin ndërsa vite më parë u arrestua në makinë me 680 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Vitet e fundit ai ka lundruar mes biznesit të ndërtimit, por edhe lidhjeve të tij me biznesmenin kontrovers Ergys Agasi. Ne 16 shkurt të vitit të kaluar ai kaloi disa orë në SPAK ndonëse arsyeja nuk u bë publike.Sota, që po përpiqet të ruajë një profil të ulët publik, vjen në SPAK në kulmin e hetimeve për skandalin e AKSHI-t.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme