Sulmuesi anësor kosovar Edon Zhegrova nuk pritet të jetë pjesë e Juventus FC në sezonin e ardhshëm.
26-vjeçari nuk ka arritur të sigurojë hapësirat e nevojshme nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, çka ka shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë për largimin e tij gjatë afatit kalimtar veror.
Sipas raportimeve të mediave turke dhe italiane, Beshiktash ka shprehur interes për transferimin e Zhegrovës, duke e parë atë si një zëvendësues potencial të Milot Rashica.
Kujtojmë se Juventusi e transferoi Zhegrovën verën e kaluar nga Lille OSC për rreth 15 milionë euro, por mungesa e minutave në fushë ka bërë që lojtari të kërkojë një aventurë të re.
Në këto rrethana, klubi italian është i gatshëm të shqyrtojë ofertat për sulmuesin kosovar në merkato.






















