Sport 12 Prill 2026, 16:09 Nga VNA

Mbappé mungon në stërvitje, në dyshim për sfidën vendimtare ndaj Bayern Munich

Ndaje në Whatsapp
Mbappé mungon në stërvitje, në dyshim për sfidën

Kylian Mbappé nuk është stërvitur sot me Real Madrid, në prag të ndeshjes vendimtare të kthimit ndaj Bayern Munich.

Sulmuesi francez mungoi në seancën stërvitore për shkak të një dëmtimi të pësuar në ndeshjen ndaj Girona, ku pas një përplasjeje në fushë u detyrua të marrë qepje në vetullën e djathtë. Sipas burimeve pranë klubit, ai është nën monitorim të stafit mjekësor dhe po i nënshtrohet kontrolleve të përditshme për të vlerësuar gjendjen e tij fizike.

Raportohet se stafi teknik i Real Madridit nuk dëshiron të rrezikojë shëndetin e lojtarit, duke marrë parasysh rëndësinë e fazës së sezonit dhe intensitetin e ndeshjes në “Allianz Arena”. Në këtë kontekst, vendimi për aktivizimin e tij pritet të merret vetëm pak orë para sfidës.

Në rast se Mbappé nuk është i gatshëm, trajneri i Real Madridit po shqyrton alternativa të tjera në repartin ofensiv, për të zëvendësuar një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës në ndeshjet e mëdha.

Gjendja e tij mbetet ende e paqartë, ndërsa tifozët e Realit presin me ankth nëse ai do të jetë pjesë e një prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit.

Video

Është radha jonë

Kur thotë ekonomia jonë e ka fjalën për shtëpinë e vet. Se jahtet mbushen me naftë, zbrazin banjon e kthehen në det.

Prandaj po dynden anglezët me gomone.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme